Çfarë është ndotja e ujit?
Ndotja e ujit ndodh kur në ujë hyjnë substanca të dëmshme që e ndryshojnë cilësinë e ujit. Këto substanca mund të jenë kimikate, mbeturina, vajra, mikrobe apo të tjera të ngjashme që vrasin ose dëmtuan organizmat që jetojnë në ujë. Kur uji ndotet, ai bëhet i padobishëm për pije, për ushqim dhe për jetën e kafshëve dhe bimëve. Në mënyrë të thjeshtë, ndotja e ujit do të thotë se uji humb pastërtinë dhe kthehet në rrezik për mjedisin e jetesës sonë dhe të kafshëve. Kujtu! Uji i pastër është i nevojshëm për çdo jetë në tokë, ndaj duhet ta ruajmë nga ndotja.
Ndotja e ujit është hyrja e substancave të dëmshme në ujë, që e bëjnë atë të rrezikshëm për jetë.