Çfarë është turizmi?
Turizmi është lëvizja e njerëzve nga një vend në tjetrin për pushim, argëtim ose shëndetësi. Turistët udhëtojnë për të njohur vende të reja, kultura të ndryshme, tradita apo për të shijuar natyrën. Ky aktivitet nuk ka qëllim afarist, pra nuk bëhet për punë. Për zhvillimin e turizmit ndikojnë shumë faktorë, si klima, natyra, historia dhe gjendja ekonomike e vendit. Turizmi krijon vende pune dhe është burim i rëndësishëm i të ardhurave për shumë shtete.
Turizmi është një pjesë e rëndësishme e jetës ekonomike dhe sociale, duke ndihmuar njohjen e kulturave dhe zhvillimin e vendeve.