Çfarë është biosfera?
Biosfera është pjesa e Tokës ku gjendet jeta. Ajo përfshin të gjitha organizmat e gjallë, bimët, kafshët, mikroorganizmat dhe njeriun, si edhe ambientet ku ata jetojnë si toka, ajri dhe uji. Biosfera kombinohet me tre mbështjellësit e tjerë të Tokës: litosferën (tokën e ngurtë), hidrosferën (ujërat) dhe atmosferën (ajrin). Këta mbështjellës punojnë së bashku për të krijuar një hapësirë ku jeta ekziston, ndryshon dhe përshtatet.
Biosfera është zona e jetës në Tokë, ku ndërveprojnë toka, uji dhe ajri.