Imazhi i Tokës në Historinë e Njeriut
Në kohët e lashta njerëzit mendonin shumë gjëra të ndryshme për formën e Tokës. Disa prej tyre e imagjinonin Tokën si një sipërfaqe të sheshtë që rrethohej nga ujëra të mëdha, ndërsa të tjerë mendonin se ajo mbahej nga kafshë gjigante si balenat apo elefantët. Me kalimin e kohës dhe me kërkime e udhëtime të ndryshme, kërkues të mençur si Aristoteli dhanë dëshmi se Toka është rrumbullake. Një dëshmi kryesore ishte hijeja gjysmërrethore që Toka hedh mbi Hënën gjatë eklipseve. Më vonë, udhëtimi i Magelanit rreth Tokës shërbeu si prova praktike e rrumbullakësisë së planetit tonë.
Në fillim njerëzit mendonin se Toka është e sheshtë, por dëshmitë shkencore treguan se ajo është rrumbullake.