Çfarë është gjeografia?
Gjeografia është shkenca që studion Tokën dhe fenomenet që ndodhin në të. Ajo studion natyrën dhe shoqërinë, ndërveprimin e njeriut me mjedisin dhe ndryshimet në hapësirë. Fjala 'gjeografi' vjen nga dy fjalë greke: 'geo' që do të thotë tokë dhe 'grafi' që do të thotë përshkrim. Kjo tregon se gjeografia përpiqet të përshkruajë Tokën në të gjitha aspektet e saja. Që në kohët e lashta njerëzit tentuan të njihnin dhe përshkruanin hapësirën ku jetojnë, duke studiuar toka, lumenj, male dhe qytete.
Gjeografia është shkenca që përshkruan Tokën dhe lidhjet në të mes natyrës dhe njerëzve.