Çfarë është gjeografia?
Gjeografia është shkenca që studion Tokën dhe marrëdhëniet ndërmjet njeriut dhe mjedisit natyror. Ajo përfshin njohjen e hapësirës ku jetojmë, si dhe dukurive që ndodhin në natyrë dhe në shoqëri. Fjala ‘gjeografi’ vjen nga gjuha e vjetër greke dhe do të thotë ‘përshkrimi i Tokës’. Kjo tregon se qëllimi i gjeografisë është të njohim sa më mirë planetin tonë, mënyrën se si njerëzit e përdorin hapësirën dhe sesi natyra ndikon në jetën tonë.
Gjeografia është shkenca që na mëson për lidhjet mes Tokës, natyrës dhe njerëzve.